SHOWBIZ / E Martë 22 Gusht 2023, 15:03

“Nëse e bën të derdhë qoftë edhe një pikë loti…”/ Ish- banorja e BBV konfirmoi lidhjen me Fred De Palma-n, Ronaldo Sharka ka dy fjalë për reperin italian (Foto)

E teksa Jori tashmë është në qendër të vëmendjes pasi konfirmoi lidhjen me reperin e njohur italian, Fred De Palma, nga ana tjetër Ronaldo ka vendosur që t’i shkruajë një mesazh partnerit të mikes së tij, duke e “paralajmëruar” se çfarë e pret nëse mërzit modelen.

Ka qenë vet moderatori i cili ka ndarë në “Insagramin” e tij mesazhin që i ka dërguar Fred De Palmës.

“Na e mbaj Jorin mirë! Mos e lëndo asnjë moment, nëse e bën të derdhi qoftë edhe 1 pikë të vetmi lot, do mërzitemi shumë. Madje jemi gati të dalin në protestë. Na e more për nuse gocën më të bukur e më të dashur të momentit, trajtoje me dashuri sic e meritojnë princesat. Mos e lër ti shkeli këmba në tokë, mos e lër të stresohet për asgjë, ndryshe vijmë e protestojmë në mes të Italisë”, thuhej në mesazhin e Ronaldos.