SHOWBIZ / E Shtunë 6 Gusht 2022, 03:03

Në një lidhje dashurie? Selena Gomez kapet mat me producentin italian gjatë pushimeve (Foto)

Selena Gomez po përflitet se ka nisur një lidhje dashurie me producentin italian të filmave, Andrea Lervolino. Dyshja janë fotografuar të afërt me njëri-tjetrin në Positano, Itali.

Ato kanë kaluar disa orë të mira në një jaht super luksoz, ose duke luajtur në ujë dhe notuar.

Selena është shfaqur e lumtur, por ende nuk ka folur publikisht për marrëdhënien e saj me producentin.