SHOWBIZ / E Diel 21 Dhjetor 2025, 11:11

Në nisje të BBV, Ledioni nuk i kursen thumbat ndaj Arbana Osmanit: “Ishte tjetër edicion ai kur…”

Duket se në këtë sezon të “Big Brother VIP”, Ledion Liço ka zgjedhur ironinë dhe batutat si armën e tij kryesore, sa herë që i jepet mundësia, ndërsa publikut i mbetet detyra t’i deshifrojë nëntekstet.

Dhe sinjali i parë nuk vonoi të vinte.

Gjatë spektaklit, opinionisti Arbër Hajdari komentoi se banorët e këtij edicioni duken të zotë në batuta dhe parashikoi se “do të jemi mirë”. Ledioni reagoi menjëherë me humor, duke thënë:

Pra, ne të dy do të lodhemi më pak.”

Arbri vijoi me shaka: “ose gara do të jetë më e fortë”. Por Ledioni e shfrytëzoi menjëherë momentin për një tjetër thumb:

Jo mo jo, ishte edicion tjetër ai ku prezantuesi ishte në garë me konkurrentët.”

Kaq mjaftoi që në YouTube të shpërthenin komentet e publikut: “Me Arbanën e ka?”, “Po me Arbanën e kishte”, “Sigurisht që e ka me Arbanën” dhe shumë të tjera të ngjashme.

Në fakt, edicioni i “Big Brother VIP” që mbahet mend më së shumti për batutat – ose më saktë për një konkurrent që i dominoi ato – ishte BBV 2, ku në qendër të vëmendjes ishte Luiz Ejlli. Në atë periudhë, reality show drejtohej nga Arbana Osmani, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE