
Hyrja e Mimoza Ahmetit në “Ferma VIP” ka sjellë menjëherë një atmosferë krejtësisht të re dhe mjaft humoristike që në natën e parë të spektaklit.
Shkrimtarja e njohur nuk ka zhgënjyer pritshmëritë, duke shkaktuar të qeshura të shumta si në radhët e publikut në studio, ashtu edhe tek vetë opinionistët dhe konkurrentët e tjerë.
Ndërsa situatat komike rreth saj ishin të shumta, “qershia mbi tortë” e mbrëmjes ishte padyshim një veprim krejt i papritur nga ana e saj.
Ndërkohë që transmetimi i drejtpërdrejtë i Prime-t ende nuk kishte përfunduar dhe dinamikat e garës po diskutoheshin, Mimoza zgjodhi t’i anashkalojë të gjitha dhe u shtri në krevatin e saj për të fjetur.
Momenti nuk kaloi pa u komentuar në studio, ku opinionisti Ermal Mamaqi reagoi me të qeshura duke thënë: “Është e madhe”, e më pas shtoi me humorin e tij karakteristik: “Të paktën a hëngri…”.
Theksojmë se Mimoza Ahmeti është një nga figurat më të komentuara të këtij kasti, dhe kjo natë e parë dëshmoi se prania e saj do të sjellë mjaft ngjarje të paparashikueshme dhe spontane brenda fermës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
