SHOWBIZ / E Shtunë 6 Gusht 2022, 14:02

Ndarja nga Afrona, Blero i vë vulën kësaj çështje: E kam fobi…

Prej muajsh tashmë përflitet se Blero dhe Afrona nuk janë bashkë dhe detajet duket se e vërtetojnë këtë, që nga mungesa e takimeve mes tyre deri tek fshirja e fotove nga rrjetet sociale. 

Së fundmi në një intervistë për T7 në emisionin "Era verë", Blero është pyetur për këtë çështje, por ai u shpreh se pyetjet për ndarjen i janë bërë fobi dhe nuk dëshiron ta komentojë.

”Nuk mund të them asgjë. Thjesht është shumë personale. Dhe nuk kam koment në atë drejtim. Sepse sa i përket kësaj pjesë çfarë mund të them është se nuk kam pasur një të kaluar të mirë më parë, kam njëfarë fobie në këtë drejtim dhe nuk dua të komentohem”, tha Blero.