
Dy ish-banorë të “Big Brother VIP Kosova” janë ribashkuar jashtë shtëpisë, duke hedhur pas krahëve dinamikat e lojës dhe duke ndezur menjëherë kureshtjen e ndjekësve.
Bëhet fjalë për Lim Hoti dhe Edi Kuci, të cilët janë shfaqur së bashku në shtëpinë e Limit, në Tiranë.
Detaji që i hedh më shumë “benzinë” këtij takimi miqësor është fakti se të dy djemtë kanë pasur një histori romantike me të njëjtën banore: Dolçen.
Kujtojmë se Edi dhe Dolçe nisën një romancë në fillim të edicionit, e cila pësoi krisje dhe ndarje pas eksperiencës 1-javore të saj në “Grande Fratello”.
Nga ana tjetër, Limi, i cili hyri në shtëpi pas eliminimit të Edit, krijoi gjithashtu një raport intim me Dolçen, duke u bërë “pasardhësi” në këtë histori rozë.
Tashmë që të dy janë jashtë, duket se rivaliteti për vajzën nuk ekziston më.
Shfaqja e tyre duke qeshur në Tiranë tregon se jashtë kamerave, djemtë kanë gjetur gjuhën e përbashkët, pavarësisht historisë së komplikuar brenda mureve të shtëpisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
