SHOWBIZ / E Martë 31 Mars 2026, 19:07

Moment i papritur: Rogerti heq gjithçka dhe hidhet në pishinë pas pyetjes së Mirit (VIDEO)

Një situatë krejt e papritur ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e “Big Brother VIP”, duke surprizuar si banorët ashtu edhe publikun.

Gjithçka nisi kur Miri i drejtoi një pyetje të drejtpërdrejtë Brikenës: “A mendon ti që Rogerti të do më shumë se Juelen?”.

Pyetja krijoi menjëherë tension në ambient, ndërsa Brikena reagoi shkurt duke thënë: “Qysh?”, përpara se Miri t’i përgjigjej me tone ironike: “Ik tashi”.

Por ajo që pasoi ishte edhe më e papritur. I pranishëm gjatë bisedës, Rogerti reagoi në mënyrë impulsive, duke humbur qetësinë dhe duke u bërë qendra e vëmendjes.

Në një moment që askush nuk e priste, ai vendosi të zhvishhej dhe të hidhej direkt në pishinë, duke shkaktuar reagime të forta nga banorët.

Ky veprim i tij u komentua menjëherë si një reagim emocional dhe spontan, ndërsa rrjeti ka shpërthyer me komente dhe reagime të shumta për këtë skenë të pazakontë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE