SHOWBIZ / E Shtunë 25 Qershor 2022, 03:03

“Mendojnë se ne ua futëm”, Free Mc flasin për largimin e dikurshëm të anëtarit të grupit

Ata thanë se iniciatori për këtë grup ishte Genti, i cili tashmë nuk është më pjesë e grupit dhe gjatë kalimit të kohës ky grup u shpërbë nga pak pasi një pjesë e tyre emigruan jashtë.

Free Mc shpjeguan se marrëdhëniet mes anëtarëve fillestarë janë akoma shumë të mira.

Donald Veshaj: Do donim ta dënim se si nisi?

Free Mc: Ishim ne vëllezërit dhe ca shokë të tjerë.

Donald Veshaj: Përse janë larguar anëtarët e tjerë? Ishin tradhëtarë?

Free Mc: Jo jo. Grupi ishte I vështirë të mbahet. Dikush u largua, dikush iku në Angli. Mbase ne mendojmë se na tradhëtuan, mbase ata e mendojnë se i tradhëtuam ne. Por ne të paktën mendojmë se janë ndarë gjërat korrekte dhe kemi marrëdhënie të mira. Iniciatori për gjithë këtë, ishte një djalë që nuk është këtu me ne.