SHOWBIZ / E Diel 21 Dhjetor 2025, 15:03

“Më hoqën nga puna për një status”/ Pas akuzave ndaj TCH, Arjan Konomi flet nga studio e BBV Fan Club

Arjan Konomi është rikthyer zyrtarisht në ekranin e Top Channel si pjesë e panelit të opinionistëve në “Big Brother VIP Fan Club”.

Ky rikthim vjen vetëm pak kohë pas një deklarate të bujshme që ai bëri në programin e Arbana Osmanit, ku zbuloi arsyet e një “ftohjeje” të mëparshme me shtëpinë mediatike.

Gjatë intervistës në “Mirëmbrëma Yje”, Konomi mori vëmendjen e publikut kur tregoi se një status i tij në rrjetet sociale—ku kritikonte opinionistët e atëhershëm të BBVIP—u bë “mollë sherri”.

Ai rrëfeu se drejtuesit e Top Channel e kishin telefonuar duke i kërkuar ta fshinte postimin, kërkesë të cilën ai e kishte refuzuar kategorikisht. Ky refuzim, sipas tij, çoi në pezullimin e tij të përkohshëm nga televizioni.

Tashmë që është ulur sërish në kolltukun e opinionistit, pyetja për marrëdhënien me televizionin ishte e pashmangshme.

I pyetur rreth deklaratës së tij dhe rikthimit, Arjani sqaroi se nuk mban mëri dhe se çdo pakënaqësi e momentit është lënë pas krahëve.

Unë, nëse kam një pakënaqësi apo një moskordancë mendimesh apo opinionesh, jam shumë i hapur ndaj tyre. Unë nuk kam patur asnjëherë asnjë konflikt, nuk kam patur asnjë problem me Top Channel-in,” u shpreh Konomi.

Ai theksoi se pavarësisht penalizimit që erdhi si pasojë e statusit për Big Brother-in, marrëdhëniet njerëzore dhe profesionale u ruajtën.

“I kam patur marrëdhëniet e mira edhe pas largimit tim… Por unë falenderova njerëzit, i takova, kam ardhur i ftuar në emisione të tjera. Një nga karakteristikat e mia si person është që nuk mbaj as mëri, por ishte një gjë që mund të ndodhë dhe është normale,” përfundoi ai.

Me këtë rikthim, Konomi konfirmon se konfliktet e vjetra janë sheshuar, duke u bërë sërish pjesë aktive e diskutimeve rreth formatit më të ndjekur në vend, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE