SHOWBIZ / E Enjte 10 Gusht 2023, 02:02

Mbi 60 mijë vizitorë zgjodhën Shqipërinë, gazeta franceze iu sugjeron 10 vende për të zbuluar në perlën pak të njohur të Ballkanit

Mbi 60 mijë vizitorë francezë kanë zgjedhur Shqipërinë nga Janari deri në Korrik të këtij viti.


Mediat ndërkombëtare vijojnë ti bëjnë jehonë Shqipërisë duke nxitur lexuesit e tyre të vizitojnë këtë vendë të vogël ku mund të shijosh detin blu, malet dhe ku tradita ndërthuret me modernen.

Në shkrimin e botuar nga francezja “L’Est républicain” thuhet se “Shqipëria është e mahnitshme. Aty ku ndjenja e mirëseardhjes ndriçon buzëqeshjet e njerëzve, në guidën e plotë nga Alpet e veriut dhe Shkodra, për të shkuar nga Tirana në Gjirokastër, në Butrint e në bregdet, në një shëtitje unike, ku brenda një kohe të shkurtër gjen gjithçka për të kaluar pushime fantastike”.


Gazeta franceze ka përshkruar dhe u sugjeron lexuesve të saj Alpet, Thethin, liqenin e Komanit, qytetin e Beratit, Shkodrës, Gjirokastrës, Korçës, Butrintit dhe Tiranën.