SHOWBIZ / E Shtunë 28 Mars 2026, 11:11

Mateo i zhgënjyer totalisht – veprimi i Brikenës me Rogertin ndez rrjetin! ( Video)

Një situatë e papritur duket se ka krisur marrëdhënien mes Brikenës dhe Mateos, të cilët tashmë nuk po flasin më me njëri-tjetrin.

Në një video që po qarkullon në rrjet, shihet momenti kur Brikena i mëson Rogertit disa fjalë në italisht, ndërkohë që ai ia kthen me humor. Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është reagimi i Mateos, i cili duket shumë serioz dhe i mërzitur gjatë gjithë situatës.

Kujtojmë se Rogerti konsiderohet si një nga “kundërshtarët” kryesorë të Mateos në shtëpi, dhe afrimiteti i Brikenës me të duket se nuk është pritur aspak mirë.

Fansat kanë shpërthyer në komente, duke aluduar se kjo situatë ka qenë “shkëndija” që çoi në ftohjen mes çiftit.

A po e përdor Brikena këtë situatë për lojë, apo është thjesht keqkuptim? ?

Mbetet për t’u parë në vazhdim…do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE