
Luiz Ejlli ka rrëmbyer vëmendjen e publikut me fjalimin e tij plot humor dhe emocion gjatë prezantimit në emisionin Fun Club, duke e cilësuar ambientin si “shtëpinë e tretë më të famshme”, pas Shtëpisë së Bardhë dhe asaj të Big Brother VIP.
“Zonja dhe zotërinj Çapaçula, mirë se erdhët në shtëpinë e tretë më të famshme. E para është Shtëpia e Bardhë, e dyta është shtëpia e Big Brother dhe e treta është kjo ku jam unë sot – shtëpia e Fun Club,” u shpreh Ejlli mes duartrokitjesh.
Artisti theksoi se kishte ardhur vetëm për një qëllim dhe nuk dëshironte të zgjatej, duke shtuar me nota humori se “nëse rri gjatë, disa njerëzve u rritet shumë tensioni”.
Megjithatë, momenti më i ndjerë ishte prezantimi i personit që do të drejtojë emisionin. Luiz Ejlli u shpreh se nuk kishte ardhur për të prezantuar veten, por për të prezantuar moderatoren e re të Fun Club.
“Ajo është një vajzë, një grua tashmë, dhe nuk do të jetë kurrë vetëm, sepse më ka mua në krah. Ajo është drita e diellit, bashkëshortja ime dhe nëna e Lunës,” tha ai, duke prezantuar Kiara Tito Ejllin.
Deklarata e tij u prit me emocione dhe reagime pozitive nga publiku, duke konfirmuar edhe një herë lidhjen e fortë dhe mbështetjen e ndërsjellë mes Luiz Ejllit dhe Kiarës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
