
Arbana Osmani ka nisur zyrtarisht sot rrugëtimin e saj të ri televiziv, duke marrë drejtimin e edicionit të tretë të reality show-t “Ferma VIP”.
Ky moment shënon rikthimin e moderatores në ekran pas një shkëputjeje rreth dyvjeçare nga televizioni.
Ajo që ka rënë në sy në këtë ditë të rëndësishme për karrierën e saj, është mungesa e reagimeve nga ish-shtëpia e saj mediatike.
Kur Ledion Liço zëvendësoi Arbanën në drejtimin e BBV, ajo bëri një postim të gjatë mbështetës në rrjetet sociale, ku ndër të tjera shkruante: “Shumë suksese sonte mikut tim të vjetër @mr.ledionlico dhe gocave të mia @lorinamixha @kristina.mere @petrina.gorica, you’ll do great, as always”.
Megjithatë, kjo mbështetje publike nuk i është kthyer mbrapsht ditën e sotme. Moderatorja nuk ka marrë asnjë urim për nisjen e programit, as nga Ledion Liço dhe as nga asnjë person tjetër që punon aktualisht në Top Channel.
Kujtojmë se ky projekt i ri e vendos Arbana Osmanin në një pozicion konkurrence televizive me “Big Brother VIP”, formatin me të cilin ajo u identifikua për një pjesë të madhe të karrierës së saj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
