SHOWBIZ / E Martë 16 Gusht 2022, 11:11

"Lajm i mirë"/ Reagon Arbana Osmani për "Big Brother VIP", por çfarë panë ndjekësit tek postimi i moderatores që shpërthyen në lumë komentesh dhe kritikash

Pasi Einxhel dha dje lajmin e ëmbël se ajo dhe Dj Dagz jan në pritje të një bebushi, të shumtë kanë qenë personazhet publik që janë emocionuar.

Mes tyre edhe Arbana Osmani. Moderatorja e “Big Brother VIP” entuziaste për lajmin ka ndarë në Instagramin e saj momentet më të bukura sipas saj të reality show-t.

Por e gjeni dot kë harroi? Pikërisht Donaldin, të cilin vetë moderatorja e ka quajtur lezetin e “Big Brother VIP”. 

Arbana ka postuar momente me Sabianin, Fifin, Dagz dhe PM, Einxhel, Iliri, por pa Donaldin dhe pa Beatrix. Ndjekës e komentues të shumtë kanë “shpërthyer” në këtë postim të Arbanës duke kujtuar se kush e bëri show-n e vërtetë i cili i mbushi mirë xhepat e produksionit.