
Mbrëmjen e sotme nuk do të transmetohet Prime i “Big Brother VIP 5” pasi në ekranin e madh të Top Channel do të jepet ndeshja historike e Kosovës përballë Turqisë për kualifikueset në Botëror.
Ndërkohë spektakli i madh është zhvendosur për nesër mbrëma. Në promon e publikuar në faqen zyrtare të “Instagram”, thuhet se do të bëhet e ditur se kur do të jetë finalja dhe sa finalistë do të ketë këtë edicion të pestë të reality show-t.
“Big Brother VIP kaloi 100 ditë…
Kur do të jetë finalja e madhe?
Sa finalistë do të ketë këtë edicion?
Zbulojini të mërkurën! Në Big Brother VIP, ora 21:00, me Ledion”, shkruhet krahas videos së promos.
Në nominim janë Mal, Edisa dhe Shëndrit, pasi ky i fundit hapi Kutinë e Pandorës. Tashmë mbetet e mërkura për të mësuar se cili do të jetë banori më pak i votuar nga publiku dhe për pasojë do të eliminohet nga gara.
View this post on Instagram
Nga ana tjetër kujtojmë se ndeshja do të transmetohet ekskluzivisht në Top Channel dhe DigitAlb në orën 20:45. Kosova luan finalen për në Botëror përballë Turqisë, pas fitores historike disa ditë më parë me Sllovakinë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
