SHOWBIZ / E Premte 5 Korrik 2024, 22:10

“Kthehesh në shtëpi dhe e ke shtëpinë bosh”, Jorida Tabaku rrëfen gjithçka për mëmësinë

Në episodin e dytë të podkastit MAM të Orinda Hutës, e ftuar ishte deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.
Ajo ka treguar rreth dëshirës për një fëmijë me bashkëshortin dhe bekimet që i erdhën dhjetë vite pas martese.

“Nuk je gati asnjëherë megjithëse fillon dhe thua e mendon që ka ardhur koha që ne të kemi një fëmijë sepse ritmi i punës, ritmi i ditës është i tillë që ka një ngarkesë të jashtzakonshme, por ti kthehesh në shtëpi dhe e ke shtëpinë bosh”

Jorida gjithashtu ka rrëfyer për herë të parë rreth pritjes së ëmbël, lindjes binjakeve, premature. “I mbanim kështu, sa një pëllëmbë dore..Por kanë qënë ditë të vështira. S’kam folur asnjëherë publikisht për këtë..”

Jorida vijon rrëfimin për emrat e vajzave të cilat i thërriste Ema dhe Hana gjatë pritjes së ëmbël por kur lindën bashkeshorti ia prishi planet duke i thirrur Arba dhe Iris.

Një tjetër etapë e rëndësishme ishte kopështi. E zgjodhën publik sepse kështu donin për të tre fëmijët, derisa një ditë një ngjarje në festën e kopështit të vajzave do e bënte Irisin, vajzën e vogël për të qarë.

Jorida: Ato na tregonin dhe ne nuk ishim të kënaqur me eksperiencën që na ndanin. Për festën e 1 qershorit pashë një video kur një nga edukatoret e dëgjoi Irisin që po thoshte atë vjershën. Irisi është pak e turpshme, ka më pak iniciativë, ka nevojë që ta inkurajosh kur e bën diçka. Në spektakël është pak më e tërhequr. Ndoshta është dhe fakti që këto binjakët kështu vazhdojnë përjetë, njëri i pari tjetri i dyti. Dhe unë pashë një video që edukatorja i merrte mikrofonin dhe e shtynte e kjo e linte përgjysmë. I thash, o mami po pse?- Po zysha tha se kishte shumë fëmijë, zysha tha shpejt e shpejt.- U mërzite ti? Ajo filloi të qante dhe neve aty na ka këputur shpirtin.

Një tjetër episod ishte ai kur sapo kishte lindur vajzat dhe duhet të ndante kohën mes punës dhe tyre. Asokohe zv. Kryetare e komisionit të ekonomisë e siç thotë ajo ishte e vështirë të shkoje në një komision të drejtuar prej Erjon Brqçes pa pregatitur. Megjithatë për një gjë nuk bënte dot kompromis. Në ora 12:00 duhet te shkonte të ushqente vajzat e këtë ia bëri me dije edhe Braçes dhe ky i fundit ndërpriste gjithnjë mbledhjen në atë orë.

“Sigurisht, e kisha atëherë. Ishte shumë e vështirë sepse unë kam qenë zv.kryetare e komisionit të ekonomisë atëherë, kryetar Erjon Braçe.Duhet të shkoja edhe shumë  e pregatitur sepse Braçe është nga deputetët që lexon më shumë dhe kur u takuam herën e parë unë i thashë, në ora  12 unë ushqej vajzat, ti vazhdoje mbledhjen mos e vazhdo. Unë iki, ti bëj çfarë të duash. Në 12 pa njëçerek ai ndërpriste mbledhjen, thoshte tani kemi një pushim dhe unë shkoja me vrap në shtëpi”