SHOWBIZ / E Premte 28 Korrik 2023, 04:04

Kristi pyetet nëse është në lidhje me Dean dhe habit me deklaratën që bën

Krist Dragot e mbyll “kapitullin” e aludimeve nëse është apo jo në lidhje me Dea Mishel Hoxhën. Ai e ka quajtur atë “shok” e madje shpreh habi se përse njerëzit aluduan se mes tyre kishte diçka më shumë se miqësi.

Teksa ishte i ftuar sot në “Pushime on top”, ai tha se nëse do kishte pasur pëlqim mes tyre, do ishte zhvilluar.

“Dea është një shok shumë i mirë. Është një shok i mirë se kemi disa mendime miqësore, mënyra sesi mendojmë. Më tepër nuk kishte, se po të kishte do të kishim kohë ta zhvillonim dhe brenda dhe jashtë e nuk do kishim frikë ta tregonim se në fund të fundit dy njerëz simpatikë janë, nuk ka turp.

Nuk e kuptoj se pse kanë aluduar njerëzit, por nuk ka ndodhur gjë”– mbyll fjalinë e tij për këtë çështje.

Mesa duket afrimiteti mes tyre ka qenë vetëm miqësor… si dy shokë!