SHOWBIZ / E Hënë 5 Shkurt 2024, 20:08

Kledi Kadiu rrëfehet për sëmundjen e të birit: Gabrieli është luftëtar

Koreografi dhe balerin Kledi Kadiu ka rrëfyer detaje nga jeta e tij private. I ftuar në “Verissimo”, Kledi Kadiu rikthehet për të folur për problemet shëndetësore të djalit të Gabrielit, i cili u diagnostikua me meningoencefalit pak pas lindjes. 

"Gabrieli është i vendosur, një luftëtar , si unë. Ai po më mëson të marr jetën ashtu siç vjen, të përveshë mëngët dhe të shikojë gjithmonë përpara. Është e kotë të fokusohesh në gjëra nga e kaluara që nuk japin rezultat," tha koreografi, duke i shpjeguar Silvia Toffanin se si ka ndryshuar jeta e tij pas diagnozës së të birit.