LAJME / E Mërkurë 16 Shtator 2026, 14:02

Ylli turk ndalohet dhe përfundon në gjykatë, aktorja sërish nën hetim për..

një tjetër zhvillim tronditës nga Turqia ka rikthyer në qendër të vëmendjes emrin e aktores së njohur, Ça?la Boz. Aktorja është përfshirë sërish në një hetim për drogë, vetëm pak muaj pasi ishte ndaluar në kuadër të një tjetër operacioni të ngjashëm.

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ka dhënë urdhër për ndalimin e pesë personave, ndërsa mes emrave të përfshirë ndodhet edhe Ça?la Boz. Pas urdhrit, ekipet e policisë turke kanë kryer kontrolle në disa adresa.

Dhe ajo që është gjetur gjatë operacionit ka shtuar edhe më shumë pikëpyetjet. Gjatë kontrolleve në adresat e të dyshuarve, autoritetet kanë sekuestruar një armë zjarri, 334 fishekë dhe një peshore precize. Ça?la Boz, Emek Emre dhe Ünal Demir u ndaluan nga ekipet e policisë dhe pas procedurave të marrjes në pyetje, u dërguan në gjykatë.

Por për aktoren kjo nuk është hera e parë që përballet me një situatë të tillë. Emri i Ça?la Boz kishte dalë në një tjetër operacion në janar të vitit 2026. Edhe atëherë, aktorja ishte ndaluar në kuadër të një hetimi për drogë. Sipas raportimeve të kohës, gjatë kontrollit në banesën e saj ishin gjetur 11 tableta të llojit ilaçe sintetike.

Tani, disa muaj më vonë, aktorja është sërish pjesë e një hetimi të ri, ndërsa kontrolli në banesën e saj këtë herë ka nxjerrë në pah edhe një peshore precize. Pas dërgimit në gjykatë, vendimi ndaj tre të ndaluarve nuk ishte i njëjtë. Emek Emre dhe Ünal Demir u arrestuan dhe u dërguan në burg, ndërsa Ça?la Boz u la e lirë nën masën e kontrollit gjyqësor, me kushtin e arrestit në shtëpi. Hetimi vijon nga autoritetet turke, ndërsa përfshirja në një procedim penal dhe masat e sigurimit të vendosura nga gjykata nuk nënkuptojnë një vendim përfundimtar mbi fajësinë e të dyshuarve.