LAJME / E Mërkurë 16 Shtator 2026, 14:02

E turpshme! Vudi Xhymshyti reagon pas vendimit – Ja çfarë shkruan tash

Gazetari Vudi Xhymshiti ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Përmes një deklarate të publikuar pas vendimit, Xhymshiti iu është drejtuar atyre që, sipas tij, gjatë viteve e kanë akuzuar dhe etiketuar me terma të ndryshëm për shkak të raportimeve të tij lidhur me pretendimet për krime gjatë luftës së Kosovës.

“Për krejt ju që këto tri vjet më keni quajtur ‘serb’, ‘spiun të Serbisë’, ‘gjak serbi’ e ‘tradhtar’, veç pse jua kam thanë të vërtetën që s’keni dashtë me e dëgju”, ka shkruar Xhymshiti.

Ai më pas i është referuar aktgjykimit të shpallur sot në Hagë, duke pretenduar se vendimi gjyqësor ka konstatuar përgjegjësi për vepra të rënda penale.

“Gjykata konstatoi ndalime të paligjshme, trajtim mizor dhe torturë ndaj qindra civilëve shqiptarë”, ka deklaruar ai.

Në vijim, Xhymshiti ka ngritur një pyetje të drejtpërdrejtë ndaj kritikëve të tij:

“Tash ma tregoni një gjë. Nëse unë qenkam ‘tradhtar’ pse raportova për këto krime, çka do ta quani njeriun që gjykata e shpalli fajtor për to?”

“Mos më shani mua. Përgjigjuni verdiktit”, ka përfunduar ai, duke iu drejtuar edhe ndjekësve të tij.

Ndërkohë, sipas raportimeve të publikuara pas shpalljes së aktgjykimit, Hashim Thaçi u shpall fajtor për krime lufte, përfshirë vrasje, torturë, trajtim mizor dhe ndalim arbitrar, ndërsa u dënua me 25 vjet burgim.

Aktgjykimi i sotëm është dhënë pas një procesi gjyqësor disa-vjeçar në Hagë. Vetë Dhomat e Specializuara kishin njoftuar se vendimi do të shpallej më 16 shtator 2026.