SHOWBIZ / E Shtunë 27 Dhjetor 2025, 21:09

Kjo është videoja që i solli Monika Kryemadhit një telefonatë nga Top Channel

Tashmë që Monika Kryemadhi është zyrtarizuar si opinioniste e “Big Brother VIP Albania 5”, ajo ka zbuluar se e gjitha nisi nga një moment viral me personazhin e “UëTëFë Show”, Kostjan Gjerazi.

Në episodin e fundit të podkastit, Kryemadhi pranoi se intervista e dhënë gjatë premierës së filmit “Kazerma”, ku Kostjani i sugjeroi për herë të parë rolin e opinionistes, ishte shkëndija që vuri në lëvizje autorët e Top Channel.

“Prej jush e kam dhuratë Big Brother-in! Ju jeni provokatorët e parë sepse videoja bëri xhiron,” u shpreh ajo, duke konfirmuar ndikimin e asaj bisede të shkurtër.

Megjithatë, Kryemadhi zbuloi se telefonata e parë nga produksioni nuk shkoi edhe aq mirë. Ajo rrëfeu se kur e telefonuan autorët (dhe jo Ledioni), ajo mendoi se ishte një shaka.

“Për të thënë të drejtën, unë e mora si provokim dhe komunikova shumë keq, që është gabimi im, siç jam unë kështu skeptike. U thashë mos u tallni,” tregoi ajo.

Tashmë që ka pranuar rolin, Monika është e vetëdijshme për peshën e tij, duke theksuar se sfida kryesore do të jetë ndarja nga profili i saj politik:

“Është përgjegjësi e madhe… Nuk duhet të bësh gabim, nuk duhet të bëj politikë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE