SHOWBIZ / E Shtunë 8 Maj 2021, 18:06

Këtë herë nuk do jetë vetëm, ja këngëtarja që do prezantojë “Këngën Magjike” me Arditin

Për një periudhë të shkurtër gjatë muajit shkurt, Ardit Gjebrea mungoi në emisionin “E diela shqiptare”.

Shkak u bë inféktimi me Covid-19 dhe ai u detyrua që programin e tij shumë të dashur t’ja besonte disa figurave shumë të njohura si Marsela Çibukaj, Enkel Demi dhe Gentian Zenelaj.

Secili prej tyre prezantoi nga një rubrikë, por ajo që e surprízoi më tepër publikun ishte Marsela, duke qenë se Enkeli dhe Gentiani kanë eksperíenca në moderim.

Këngëtarja e kaloi me sukses provën dhe publiku i kërkoi që të jetë më shpesh prezente në ekran.

Ndonëse Arditi ishte i sémurë, ai e ndòqi me detaje programin nga shtëpia dhe nuk harroi të falenderonte Marselën për drejtimin e emocionet që i përcolli gjatë moderimit përmes ekranit.

Por ai nuk e ka lënë me kaq, sepse Marselën ka vendosur ta shpërblejë me një surprízë akoma më të madhe.

Si drejtues i festivalit më të madh në vend, “Kënga Magjke”, Gjebrea ka zgjedhur që Marsela që ta ketë si bashkëprezantuese në netët finale.

Arditi ka publikuar në Instagram një foto me Marselën dhe përkrah ka shkruar:

“Gëzuar! Për prezantimin bashkë të netëve finale të Kënga Magjike 2021! Marsela Çibulaj mbi të gjitha – artiste!”.

Marsela nga ana e saj është shprehur shumë e emocíonuar që për herë të parë do të ngjitet në skénën e “Kënga Magjike” si prezantuese.


“Një ëndërr që realizohet. Një privilegj dhe një emocíon uník. Do jetë me të vërtetë plot magjí kjo Kënga Magjike 2021 për mua.”- shkruan nga ana tjetër këngëtarja.

Pavarësisht se prej vitesh është pjesë e skenave dhe publikut, kësaj here Marselën do ta shohim në një eksperiencë krejt ndryshe nga ç’jemi mësuar zakonisht.

Finalja e “Kënga Magjike” pritet të mbahet në 29 maj ndërkohë që çdo të diel tek “E diela Shqiptare” vijohet me prezantimin e këngëve konkuruese.