
Adele është njëra nga muzikantet më të suksesshme të brezit të saj. Albumi i saj i vitit 2011 “21” është më i shituri i shekullit të 21-të, teksa ka shitur më shumë se 120 milionë disqe dhe ka fituar 16 çmime Grammy. Megjithatë, jo gjithçka është e lehtë për 35-vjeçaren.
Ajo zbuloi së fundmi se ka vendosur të heqë dorë nga kafeja dhe si pasojë po vuan disa simptoma mjaft të rënda. Artistja është shprehur:
Këtë javë vendosa të ndaloj pirjen e kafesë dhe kam pasur migrenë gjatë gjithë javës. Kam pasur një dhimbje koke të tmerrshme për dy ditë sepse e ndërpreva kafen. Koka më dhimbte shumë.
Në fakt, Adele, një ish-duhanpirëse, zbuloi se kafeina ka qenë zakoni më i vështirë nga i cili ajo ka vendosur të heqë dorë.
Ishte më e vështirë se të lini duhanin, më e vështirë se kur doni të ndaloni së piri.
këngëtarja ka ndaluar së piri kafe në një përpjekje për të reduktuar marrjen e kafeinës. Megjithatë, ajo këmbëngul se trupi i saj ishte bërë aq i varur nga pijet energjike saqë ishte detyruar të kërkonte një alternativë.
