E ftuara e radhës në emisonin “Mirëmbrëm Yje” nga Arbana Osmani, ka qenë këngëtarja e njohur Tayna. Në një intervistë ndryshe, Tayna ka ndarë me publikun detaje të pathëna më parë në lidhje me jetën profesionale dhe atë personale.
Reperja ka qenë gjithmonë shumë e rezervuar përsa i përket jetës së saj perosnale ndërsa kurioziteti ka qenë tepër i madh nga fansat e saj nëse dikush i ka rrëmbyer zemrën apo jo.
E pyetur në lidhje me dashurinë e jetës, Tayna ka treguar se nuk ka qenë kurrë e dashuruar. Ajo tha se në jetë ka dashru por asnjëherë nuk ka përjetuar dashurinë e jetës.
Ndër të tjera ajo tha se është tepër e fokusuar tek vetja dhe tek karriera por zemra e saj mbetet e hapur, në pritje të njeriut të zemrës.
“Unë mendoj se nuk kam qenë e dashuruar kurrë. Kam dashur, por e dashuruar, dashuria e jetës, jeta e vdekja, jo. E re jam, fokusin e kam te vetja, me kalimin e viteve e vlerëson shumë vlerën tëndë, kohën tënde. Nuk ia jep kohën tënde dikujt që nuk të jep dicka që mund të kesh përfitim. Partnerin nuk e kam gjetur, mirë jam, nuk duhet patjetër, kam punë të tjera njëherë. Nëse vjen mirë, nëse nuk vjen shnosh mirë jena”, është shprehur Tayna.