SHOWBIZ / E Shtunë 28 Mars 2026, 09:09

Juela rrëfen si e mësoi lajmin e humbjes së ish partnerit: "Gjenden të vrarë motër e vëlla..."

Një rrëfim mjaft personal është ndarë së fundmi nga Juela gjatë një bisede me Edisen brenda shtëpisë.

Ajo ka treguar momentin e vështirë kur mori vesh lajmin tragjik për ndarjen nga jeta të ish-partnerit të saj, i cili u gjet i vrarë së bashku me motrën e tij.

Sipas Juelës, gjithçka ndodhi në një periudhë mjaft specifike, pikërisht në kohën kur po shfaqeshin rastet e para të Covid-19 dhe fluturimet po bllokoheshin.

Ajo shpjegoi se komunikimi i saj i fundit me të kishte qenë vetëm pak minuta para se të lajmërohej për ngjarjen përmes një telefonate nga një e njohur në Angli, teksa kronika tashmë po transmetohej në mediat shqiptare.

Duke kujtuar detajet e atij momenti, ajo u shpreh:

Më shkruan kjo mua nga Anglia..ke folur? Po kam nja 20 minuta është rrugës për shtëpi. Jo më tha mua provoje me e marr në telefon. Lajmi kishte dal atje në televizion shqiptar. Dhe me kështu shkronja ‘motër, vëlla, shkronja, emri, në këtë vend…gjenden të vrarë në oborr të shtëpisë’. E mbaj mend që më ka marr me video call vajza nga Anglia. S’mora vesh asnjë gjë veç që kam hedh pjakat përtok. Ka qenë e vështirë shumë. Ishte nata kur aeroportet po mbylleshin. Se ishin rastet e para me Covid. Shumë e vështirë me ja pranu vetes, që ai nuk jetonte më, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE