SHOWBIZ / E Mërkurë 15 Nëntor 2023, 18:06

“Je bërë si lopë”/ E bullizuan për peshën, moderatorja e njohur zbulon se është shtatzënë!

“Shko dobësohu se je bërë si lopë”, “ Bullicë” ! Nisur nga këto komente moderatorja e “Shije Shtëpie” Katerina Trungu ditën e sotme gjatë emisionit të saj ka konfirmuar se është në pritje të ëmbël.

Ndër të tjera ajo u shpreh se kohët e fundit ka marrë shumë mesazhe ofenduese në Instagram për peshën e saj (duke mos e ditur që është shtatzënë), por për të janë kilogramët më të bukur në jetë.

“Sa i përket atyre pastaj që u ndalën, për fat të mirë dy komente, që u ndalën te paraqitja ime. Njëra më drejtohej “shko dobësohu se je bërë si lopë” apo tjetra më thoshte “bullicë”. Unë vërtet kam shtuar kilogramë kohët e fundit, por këto janë kilogramët më të bukur në botë, jam shumë e lumtur që i kam shtuar dhe do të shtoj më shumë në muajt në vazhdim,”-tha ajo.