LAJME / E Enjte 17 Shtator 2026, 10:10

E rëndë në Tiranë/ 12-vjçarja abuzohet seksualisht nga tezja dhe djali i hallës, në telefonin e të miturës u zbuluan video int ime dhe…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kryeqytet, ku është abuzuar seksualisht një vajzë 12-vjeçare.

E mitura është abuzuar seksualisht nga 2 persona, konkretisht nga djali i saj i hallës dhe nga tezja.

Siç raporton gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, 29-vjecari dhe halla 32-vjecare përfunduan në pranga pasi akuzohen për marrëdhënie seksuale me një të mitur, incest dhe pornografi.

Burimet policore konfirmuan se u sinjalizuan për rastin nga autoritetet e shkollës, pasi në celularin e së miturës ishin gjetur video të rënda intime.

Policia njoftoi prindërit e të miturës dhe një psikologe dhe mori rrëfimin tronditës të 12-vjeçares. Policia arrestoi menjëherë më pas K.B, 29 vjeç, djali i hallës së vajzës dhe D.S 32 vjece, tezja e vajzës, ndaj të cilëve rëndojnë dyshime për akuzat “marrëdhënie seksuale me të mitur”, “incest” dhe “pornografi”.