SHOWBIZ / E Mërkurë 21 Shtator 2022, 11:11

“Jam e dashuruar” / Rita Ora konfirmon thashethemet e verës, martesa me regjisorin 47-vjeçar do të mbyllet me një ceremoni në Londër (FOTO)

Thashethemet për një unazë në gisht dhe martesë të fshehtë mes Rita Orës dhe regjisorit Taiki Waititi qarkulluan pafundësisht gjatë muajve të verës në mediat britanike.

Por, vetëm sot këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare ka hedhur hapin e rëndësishëm dhe ka pranuar se martesa është e vërtetë.

Rita Ora teksa flitë për herë të parë për martesën e saj, është shprehur se ndihet kokë e këmbë e dashuruar me regjisorin 47-vjeçar.

Madje 31-vjeçarja këmbëngul se po planifikon një tjetër dasmë të madhe në Londër për miqtë dhe familjen e saj.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 1234567PreviousNext
Ylli i pop-it ka treguar se është frymëzuar nga martesa e prindërve, Vera dhe Besnik, të cilët janë bashkë prej më shumë se 30 vitesh.

“Por unë e dua gjithashtu dashurinë. Unë kam qenë gjithmonë një besimtare në dashuri dhe jam ndjerë sikur e kam dashur gjithmonë përrallën. Prindërit e mi kanë qenë së bashku më shumë se 30 vjet, kështu që për mua ishte gjithmonë dashuria dhe gjetja e një partneri. Më bëri të lumtur dhe e dua Taika. Ai është shumë qesharak dhe i bukur”, ka shtuar këngëtarja me famë botërore.

Ajo tha në podkasitn “Jaime Wintstone’s Greates Night Ever”: “Jam e dashuruar. Jam shumë e dashuruar. Jam e dashuruar, jam e dashuruar, amen!”.