SHOWBIZ / E Shtunë 6 Gusht 2022, 14:02

J Balvin bën gjestin që i emocionoi të gjithë në Kosovë

J Balvin ka performuar mbrëmë në Kosovë në “Sunny Hill Festival”. Përpos performancës spektakolare, momenti që emocionoi publikun ishte kur këngëtari latin me famë botërore ngriti flamurin e Kosovës në mes të skenës.

Balvin ia mori flamurin një personi nga publiku dhe tha “Çkemi Kosova”.

Publiku nisi të brohoriste veprimin e këngëtarit e më pas shijuan performancën e artistit.