
Për performancën e Ronela Hajatit në naten e parë gjysmëfinale të Eurovisionit të shumta kanë qenë reagimet në rrjete sociale për paraqitjen e saj skenike.
Mes personave që kanë reaguar dhe janë përfshirë në debate, kanë qenë personazhe publikë
Për të gjitha këto komente, Ronela sot ka reaguar duke thënë se asaj i pëlqeu vetja.
“Në fakt mua më shumë më pëlqeu si u duka, si shpirt”, ka shkruar Ronela në Instagram.

Kujojmë se, Ronela nuk arriti të kualifikohet në finale e madhe që mbahet të shtunën e 14 majit. Për këtë ajo ka reguar në një postim në Instagram ku ka thënë se ka fituar Eurovisionin sepse fitoi publikun.Ronela Hajati këtë vit perfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision” me këngën “Sekret”.
