SHOWBIZ / E Hënë 3 Qershor 2024, 22:10

Ish-opinionistja e BBVA bën veprimin e papritur ndaj Arbër Hajdarit, ja “molla” e sherrit

Arbër Hajdari ka qenë i ftuar së fundmi në një program televiziv ku ndër të tjera ka folur dhe për 3 opinionistet që kanë qenë krah tij në 3 edicione BBV – Balina Bodinakun, Zhaklin Lekatarin dhe Ori Nebijajn.


I pyetur nga moderatorja, Arbri është shprehur se Zhakun do ta zgjidhte pa dyshim, pasi i ka pëlqyer temperamenti i saj, mënyra si arsyetonte dhe guximi për të thënë gjithnjë të vërtetën, pa marrë parasysh presionin e publikut.

Mirëpo, pas kësaj interviste duket se ish opinionistja e BBV1, Balina Bodinaku, ka vendosur të largojë Arbërin nga Instagrami, ndonëse nuk dihet me saktësi nëse intervista e Arbër Hajdarit është arsyeja e vërtetë.