SHOWBIZ / E Enjte 27 Nëntor 2025, 03:03

Ish missi zbulon takimin me Shpatin dy ditë më parë

Ish-missi Arbesa Rrahmani ka zbuluar përmes një postimi prekës se e ka parë Shpatin krejt rastësisht të hënën që lamë pas, në Aeroportin e Shkupit. Ky takim, që mbase përkon me nisjen e tij drejt Italisë, përshkruhet si një moment i trishtë ku këngëtari dukej i rënduar.


“Shpatin e pashë rastësisht të hënën në Aeroportin e Shkupit, te zona ku pihet duhani! Të gjithë e shikonin, ai nuk shikonte askënd, la një cigare në gjysmë dhe u largua,” – shkruan Arbesa.


Ajo thekson se gjendja e tij emocionale ishte e dukshme në fytyrë, një detaj që sot merr një kuptim tragjik.


“Më besoni që nuk ia thashë askujt që e pashë! Ishte i rënduar emocionalisht, e tregonte fytyra e tij. Nuk e besova aspak kur dëgjova lajmin e trishtë sot! Nuk ka dy ditë që e pashë me sy,” – përfundon ajo, duke e mbyllur me lutjen per te, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE