
Shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” i është bashkuar së fundmi një banore e re, ish-konkurrentja e njohur e “Përputhen”, Jasmin Kadriu.
28-vjeçarja, e cila njihet nga publiku për natyrën e saj pa filtra, ka deklaruar se pjesëmarrja në këtë format lidhet me një kauzë apo arsye të veçantë, detajet e së cilës pritet t’i zbulojë gjatë rrugëtimit të saj.
Hyrja e saj në spektakël ishte e vrullshme dhe krijoi menjëherë situata të tensionuara. Momenti që ra më shumë në sy ishte qëndrimi i ftohtë ndaj banores Alba, të cilën Jasmina refuzoi ta përshëndeste apo t’i jepte dorën, duke krijuar distancë që në minutat e para.
Ky veprim demonstrativ ka trazuar menjëherë dinamikat e shtëpisë, duke paralajmëruar përplasje të forta dhe duke ngjallur diskutime të shumta te shikuesit për raportin mes dy vajzave, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
