SHOWBIZ / E Shtunë 28 Mars 2026, 17:05

Ish banori i BBVIP ironizon papritur personazhet e Ferma VIP

Mbrëmjen e djeshme startoi edicioni i tretë i reality show-t “Ferma VIP”, duke prezantuar para publikut kastin e ri të personazheve që do të sfidojnë veten në këtë format.

Megjithatë, duket se jo të gjithë kanë mbetur të impresionuar nga përzgjedhja e produksionit, dhe reagimet thumbuese në rrjetet sociale kanë nisur menjëherë.

Një nga reagimet që ka tërhequr më shumë vëmendje ditën e sotme ka ardhur pikërisht nga ish-banori i “Big Brother VIP 4”, G-Bani.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ai ka lëshuar një ironi të drejtpërdrejtë ndaj konkurrentëve të sapofutur në fermë, duke vënë në diskutim statusin e tyre si personazhe publikë dhe të njohur për masën.

Duke ndarë një foto të shkëputur gjatë transmetimit të spektaklit, ai ka shkruar: “Fermën po e shikoj. Vipat ku janë?!”.

Kujtojmë se gjatë “Prime-t” të parë u prezantuan plot 24 konkurrentë nga fusha të ndryshme, por duket se për një pjesë të ndjekësve, etiketa “VIP” nuk i përgjigjet plotësisht emrave të përzgjedhur për këtë sezon,do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE