
Ish-banorët Ina Aderi, Livia Lozi dhe Gerta Gixhari kanë komentuar dinamikat brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”, gjatë një interviste në emisionin “Shqipëria Live”.
Teksa diskutonin për raportin mes Brikenës dhe Mateos, të ftuarat u shprehën se banorja nuk duket se ka ndjenja reale për të. Sipas tyre, Brikena ka qenë shumë e prerë në qëndrimin për të mos krijuar një lidhje brenda shtëpisë.
Gerta Gixhari u shpreh se Brikena është treguar e vendosur për të mos e çuar më tej marrëdhënien me Mateon, duke lënë të kuptohet se kjo mund të lidhet me një raport që ajo mund të ketë jashtë shtëpisë.
Ndërkohë, Ina Aderi bëri një deklaratë edhe më të drejtpërdrejtë, duke thënë se është e bindur që Brikena ka një lidhje jashtë.
“Unë jam e sigurt që Brikena ka një lidhje këtu jashtë dhe prandaj marrëdhënien me Mateon e mban tërhiq e mos e këput. Nuk e çon më tej këtë raport sepse do të jetë korrekte me atë që mund të ketë lënë jashtë”, tha Ina.
Sipas saj, Brikena mund të pëlqejë vëmendjen që merr nga Mateo brenda lojës, por nuk dëshiron që marrëdhënia të shkojë më tej.
Ina shtoi gjithashtu se vetë banorja ka deklaruar brenda shtëpisë se nuk dëshiron të lërë “gjurmë” në Big Brother, duke lënë të kuptohet se nuk do që kur të dalë nga formati të ekzistojnë pamje që e lidhin romantikisht me Mateon.
Ndërsa Livia Lozi theksoi se, sipas saj, arsyeja është më e thjeshtë: Brikena thjesht nuk e pëlqen Mateon në aspekt romantik.
Debati për raportin mes dy banorëve ka qenë një nga temat më të komentuara të ditëve të fundit nga ndjekësit e reality show-t, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
