SHOWBIZ / E Shtunë 27 Shtator 2025, 13:01

I vëllai vdiq në aksidentin tragjik në Pejë, reagon për herë të parë Gjesti: Me zemër të thyer….

Gjesti ka reaguar për herë të parë pasi vëllai i tij, Eldion Kelmendi, ndërroi jetë në një aksident tragjik, ditën e djeshme në Pejë.

Në një postim në Instagramin e këngëtarit, ekipi i tij, shkruan se varrimi do të mbahet ditën e sotme në orën 17:00 në varrezat e fshatit Pavlan.

“Me zemër të thyer ju njoftojmë se sot, më 27 Shtator, në ora 17:00, do të mbahet ceremonia e varrimit të Eldion Kelmendit, në varrezat e fshatit Pavlan, Pejë. Jemi pranë familjes në këtë moment të rëndë dhe ju ftojmë ta kujtojmë me respekt e lutje. (Ky njoftim është bërë nga ekipi i Gjestit.)”, shkruhet në postim.

Reperi Gjesti humbi ditën e djeshme në një aksident të rëndë vëllain e tij, në fshatin Qungur të Pejës.

Aksidenti ndodhi rreth orës 14:00, kur një makinë u përplas me një motor me katër rrota, duke lënë të vdekur vëllain e tij, ndërsa një tjetër mbeti i lënduar rëndë.

I tronditur nga lajmi i rëndë, Gjesti shkoi ditën e djeshme (26 Shtator) shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes, ku emocionet e forta kanë shpërthyer në mënyrën më të dhimbshme.

Pamjet e shpërndara nga vendi i ngjarjes kanë tronditur publikun, ku shihej Gjesti i ulur në tokë, i shokuar dhe i mbytur në lot, duke thirrur me dënesë: “O vëllai jem bre”.

Ndërkohë, njerëzit përreth përpiqeshin ta qetësonin dhe ta ndihmonin të ngrihej në këmbë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE