SHOWBIZ / E Shtunë 16 Korrik 2022, 00:12

Hoqi foton me shqiponjën, Era Istrefi sqaron të vërtetën e veprimit të bujshëm: Qava shumë…

Asokohe, Era postoi në rrjetin social edhe njjë foto duke bërë shqiponjën,  foto të cilën iu desh ta fshinte, por veprimi i saj solli tepër reagime dhe bëri bujë.

Era tregoi sot në “Më lër të flas” se ia kërkuan organizatorët e Fifa-s që ta fshinte foton pasi ishte cilësuar si lëvizje politike.

Njerëzit nuk duan ta dini sesi ka qenë. 2 bilionë njerëz e kishim audiencën. Puna ime është të dal në skenë për të kënduar, ç’ka mi ka ndez ndjenjat shumë ka qenë suporti i shqiptarëve dhe kjo është përcjellë tek unë shumë. Në një moment e bëra edhe shqiponjën sepse e ndjeva dhe ishte moment I bukur shumë, por më thanë që duhet ta fshihja se është lëvizje politike. M’i lëndoj pak ndjenjat, me të thënë të drejtën unë u lëndova pa fund, u ndjeva e diskriminuar qava, thash pse s’mund të jem krenare. Çfarë kishte gabim, por u mundoja t’i kuptoja dhe e hoqa. Por më e rëndësishme ishte ndjenja dhe fotoja nuk kishte aq rëndësi. Por pas një viti e kam nxjerrë prap”, tha Era.