
Heidi Baci ka bërë një deklaratë të sinqertë dhe me nota ironie lidhur me jetën e saj sentimentale në emisionin “Wake Up”.
Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, e cila ishte protagoniste e një romance shumë të përfolur me aktorin Romeo Veshaj, i dha fund lidhjes pak muaj pas daljes nga shtëpia, një ndarje që ndodhi në heshtje por me shumë bujë mediatike.
Tashmë në krah të Blendi Salajt, Heidi u shpreh se ka ndryshuar qasje dhe ka hequr dorë nga dhënia e opinioneve për çështjet e zemrës.
“Këshilla dashurie nuk jap shumë, se vetë e kam ndritur. Ndonjë herë njerëzit duhet të gabojnë, që pastaj të mësojnë,” tha ajo, duke iu referuar indirekt përvojës së saj personale.
Kjo deklaratë tregon pjekurinë e saj për të pranuar me sportivitet gabimet e së shkuarës, duke i parë ato si një proces të nevojshëm mësimi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
