SHOWBIZ / E Martë 24 Maj 2022, 01:01

Habit Klaudia Pepa: Nuk e shikoj veten kur kërcej se gjej shumë defekte

Balerina Klaudia Pepa ishte mbrëmjen e sotme në emisionin “Në kurthin e Piter Panit”, ku njëra ndër vogëlushet e pyeti: Si ndihesh kur e shikon veten duke kërcyer? 

Klaudia i habiti të gjithë teksa tha se nuk e shikon fare veten kur kërcen sepse gjen shumë defekte.

“Unë nuk e shikoj fare veten kur kërcej sepse gjej shumë defekte dhe unë jam perfeksioniste për këtë. Unë e lë të kalojë shumë kohë dhe pastaj rikthehem ta shikoj. Kështu e kam”, tha ajo.