SHOWBIZ / E Enjte 28 Nëntor 2024, 14:02

'Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri!' Rita Ora uron për 28 Nëntorin

BRITANI- Sot Shqipëria feston 112 vjetorin e Pavarësisë dhe në këtë ditë historike urimet kanë qenë të shumta. Një urim për këtë ditë të madhe për shqiptarët ka ardhur edhe nga ylli i muzikës nga Kosova me famë ndërkombëtare, Rita Ora.

Artistja ka postuar një video nga performanca e saj në Shqipëri, teksa shihet e veshur kuq e zi në skenë dhe shkruan “Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri”.