SHOWBIZ / E Shtunë 29 Nëntor 2025, 01:01

Gazeta britanike The Mirror shkruan për vdekjen e artistit Shpat Kasapi

Këngëtari shqiptar, Shpat Kasapi, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme (e mërkurë) pas një sulmi në zemër, ka marrë vëmendje ndërkombëtare. Gazeta e njohur britanik, The Mirror, i ka dedikuar një artikull për kontributin e tij në muzikën shqiptare dhe për karrierën që la pas.

Veç tij, kanë shkruar edhe media të famshme gjermane e zvicerane, si nderim për jetën dhe hitet që ka realizuar ndër vite.

Ai ndodhej në Itali bashkë me partneren e tij, Selvije Jao dhe djalin e tyre, Roel.

Kasapi ishte i njohur për hitet e tij dhe ndikimin e madh në skenën muzikore shqiptare, duke fituar zemrat e publikut me këngët e tij dhe stilin unik.

Humbja e tij ka tronditur fansat dhe komunitetin artistik, të cilët e kujtojnë me dashuri dhe respekt.

Detajet e tjera dhe procedurat e varrimit do të zbulohen në vazhdim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE