SHOWBIZ / E Martë 31 Mars 2026, 12:12

Gafa raciste e Arbanës, Ermal Mamaqi ndan postimin e papritur: “Ledioni kur dëgjoi Arbanën…”

Mbrëmja e djeshme e spektaklit “Ferma VIP 3” u shoqërua me një moment tensioni dhe mjaft të komentuar, pas një gafe të moderatores Arbana Osmani.

Gjatë një diskutimi me Akilin, ajo përdori shprehjen popullore “ke marrë si pushka e jevgut”.

Kjo frazë, e cila u perceptua me nota raciste, shkaktoi reagime të menjëhershme dhe të ashpra në rrjet, duke e “kryqëzuar” moderatoren, e cila më pas u detyrua të kërkonte ndjesë publike për përdorimin e saj.

Megjithatë, kjo situatë nuk ka kaluar pa u trajtuar me doza humori nga opinionisti i formatit, Ermal Mamaqi.

Ai ka zgjedhur të ndajë në InstaStory-n e tij një video-meme që po bën xhiron e rrjeteve sociale, e cila ironizon pikërisht këtë moment dhe rivalitetin mes dy formateve televizive.

Në videon e ripostuar nga Ermali, shfaqet një personazh që imiton reagimin e Ledion Liços, duke e shfaqur atë duke kërcyer dhe festuar me gëzim të madh pas gafës së Arbanës.

Videoja shoqërohet me mbishkrimin epik: “Ledioni kur dëgjoi Arbanën duke i thënë Akilit ‘mos merr si pushka jevgut'”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE