SHOWBIZ / E Martë 6 Janar 2026, 20:08

"Fytyrë pa larë, të tremb..."/ VIP-at reagojnë për pamjen e Stelinës dhe komenteve virale

Rrjeti është përfshirë në një valë komentesh negative ditët e fundit, ku në shënjestër ka qenë banorja e “Big Brother VIP”, Stelina.

Fatkeqësisht, sulmet nuk kanë lidhje me lojën e saj, por me një problematikë të lëkurës, duke e bullizuar për aknet në fytyrë.

Por, ndaj kësaj gjuhe urrejtjeje kanë reaguar ashpër disa nga personazhet më të njohur shqiptarë, të cilët kanë dhënë mesazhin e qartë se “nuk janë aknet, por bullizimi problemi i vërtetë”.

Oriola Marashi publikoi një foto të sajën pa filtër, duke shkruar: “Kjo ka qenë lëkura më e keqe e jetës time. Por nuk më ka hequr vlerën. Ju lutem, tregoni më shumë empati.”

Nga ana tjetër, Loredana Brati theksoi vështirësinë e trajtimit të akneve dhe stresin që ato sjellin, duke bërë edhe një premtim publik: “Stelinës mos ia qani hallin, se kur të dali do e marr në dorë ndonjë klinikë e do ia bëj lëkurën pasqyrë.”

Reagimet më të ashpra erdhën nga Fatma dhe Aulona Musta, të cilat i cilësuan komentuesit si “njerëz me shpirt të shëmtuar”.

“Komentet e shëmtuara i bëjnë njerëzit e shëmtuar… ndoshta nuk kanë akne në surrat, por ciste të infektuara në tru e në shpirt,” shkroi Fatma.

Ndërsa Aulona e mbylli me një mesazh fuqizues: “Fjalët lëndojnë më shumë se puçrrat… Kur shoh Stelinën, shoh kurajo dhe një vajzë që nuk fshihet, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE