
Ylli Dervishi dhe Verona Osmani kanë festuar së fundmi dyvjetorin e fejesës së tyre.
Bukuroshja e njohur ka bërë një postim në rrjete sociale, ku ka treguar se shtatë vjet më parë janë njohur dhe se dy vite më parë u fejuan.
Ajo i ka bërë një dedikim të veçantë Bucit, ku ka shprehur dashurinë e madhe që ka për të.
“Shtatë vite më parë jemi takuar për herë të parë.
Pesë vite më vonë, në të njëjtën ditë më ke propozuar. Sot bëhen dy vjet nga propozimi, fillimi i vërtetë i pjesës tjetër të jetës sonë.
Nuk ka vërtet asnjë ndjenjë që krahasohet me rehatinë që më sjell çdo ditë.
Kjo dashuri e thellë, e pakushtëzuar që nuk e mendoja se ekzistonte jashtë imagjinatës sime. E gjeta tek ti.
Të dua. Mezi pres të martohem me ty”.
