
Me datën e nisjes tashmë të zyrtarizuar për në 20 dhjetor, moderatori Ledion Liço ka treguar se përgatitjet për natën e parë të “Big Brother VIP” kanë hyrë në fazën finale.
Teksa publiku e ka të qartë tashmë ditën e startit, Liço ka ndarë me ndjekësit në Instagram imazhin e skaletës së “Episodit 1”, si dhe momente pune nga studioja ku shfaqet duke u konsultuar me ekipin teknik.
Këto detaje vijnë si një konfirmim vizual se struktura e spektaklit është gati dhe puna po vijon me intensitet të lartë.
Publikimi i skenarit sinjalizon se gjithçka është kopsitur për natën hapëse, ndërsa e vetmja enigmë e mbetur për teleshikuesit janë emrat e personazheve që do të bëhen pjesë e shtëpisë këtë të premte dhe dy opinionistët, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
