SHOWBIZ / E Shtunë 6 Gusht 2022, 14:02

Çfarë po ndodh? Xhensila Myrtezaj shfaqet krah Donald Veshajt, publikohet videoja që po thyen rrjetin

Çfarë po ndodh? Xhensila Myrtezaj shfaqet krah Donald Veshajt,
Ndonjë bashkëpunim i mundshëm?  Kjo është pyetja e parë që të vjen ndërmend kur shikon bashkë Donald Veshajn dhe Xhensila Myrtezaj. Duke qenë se aktori e ka marrë seriozisht punën e muzikës, kjo është një mundësi e mirë.

Së fundmi, Xhensila ka ndarë me ndjekësit e saj në TikTok një video, ku duket me Donaldin.

Dyshja duken duke u argëtuar teksa, imitojnë zërin ku thuhet: “Do të bëni pushime këtë vit. Unë pushime jam tërë kohën”.

“Filtri ishte për mua, taksirati të kapi dhe ty. Halle pushimesh, dhe filtrash”, -shkruan këngëtarja.

Kjo video ka marrë pëlqime të shumta, teksa komentet në faqen e Xhensilës në TikTok vazhdojnë të jenë të bllokuara.