SHOWBIZ / E Shtunë 21 Dhjetor 2024, 21:09

Çfarë po ndodh?! Kiara Tito sërish heq unazën e martesës

Një nga çiftet më të dashur të momentit padiskutim që janë Kiara Tito dhe Luiz Ejlli. Edhe pse ka kaluar më shumë se një vit nga “Big Brother VIP Albania 2”, çifti vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së fansave.

Ndjeksit e Kiarës dhe Luizit nuk iu shpëton asnjë detaj nga jeta e çiftit. Së fundmi Kiara Tito ka vendosur të sqarojë ndjekësit për pyetjen e shpeshtë që merr mbi unazat e saj.

Në një postim të fundit në Instagram, ajo u përgjigj një pyetjeje: “Unazat pse nuk i vendos më? Luizi nuk i ka hequr kurrë.”

Moderatorja sqaroi se arsyeja nuk lidhet me mungesën e dëshirës, por thjesht me faktin se ato nuk i përshtaten më.

Nuk është se nuk dua, por realisht nuk më futen më. Kemi bërë porosi për unaza të reja,” shkroi Kiara.