SHOWBIZ / E Premte 29 Korrik 2022, 22:10

Çfarë ka ndodhur? Këngëtarja e njohur shqiptare shtrohet në spital

Këngëtarja e madhe shqiptare nga Kosova, ka përfunduar në spital. Lajmi është bërë vetë i ditur nga këngëtarja, ku përmes një postimi në rrjetin e saj Instagram, shihet në ambientet e një spitali.

Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur me autoren e hitit “Suus”.

Kujtojmë se ënga e Rona Nishliut u bë hit dhe këndohet me dashuri në mjaft evente muzikore. Në vitin 2012, Rona ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion.

Rona u martua në vitin 2019 në një ceremoni private. Sot ajo është nënë e dy fëmijëve vajzës Noas dhe djalit të quajtur Bardhyl.