SHOWBIZ / E Premte 8 Shtator 2023, 01:01

Evi Reçi flet për lidhjen me Kledin: Mami e kishte parë në Big Brother, kur e mori vesh...

E ftuara e parë e emisionit “Vila24” në moderimin e Anila Çela, ishte këngëtarja Evi Reçi e cila në një intervistë ndryshe zbuloi për njohjen me ish banorin e Big Brother VIP, Kleidi Hysa.

Evi tregoi se ata janë njohur nga shoqëria e përbashkët dhe zbuloi dhe si e priti familja lajmin e lidhjes me të.

“Na kanë prezantuar, shoqëri e përbashkët, pastaj filluam të flisnim në instagram, gjërat erdhën natyrshëm. Tani që flasim kemi një lidhje në distancë dhe për momentin është mirë kështu si është. Çdo 2-3 javë mundohemi të takohemi, sigurisht që jemi duke e testuar derisa të vi momenti të vendosim. Familja ime e priti shumë mirë, mami e kishte ndjekur në Big Brother dhe e pëlqeu menjëherë sapo e mori vesh për ne. Jemi mirë, qetë deri tani por nuk di të them se çdo vi më pas për momentin nuk kam asnjë plan “- tha Evi për News24.