SHOWBIZ / E Hënë 2 Dhjetor 2024, 23:11

Elton John humb shikimin! Ja çfarë ka ndodhur me legjendën e muzikës

Legjenda e muzikës, Elton John ka konfirmuar se po përballet me humbje serioze të shikimit si pasojë e një infeksioni në syrin e djathtë, të cilin e pësoi gjatë verës. Infeksioni, që ndikoi edhe te syri i majtë, ka bërë që artisti të mos shikojë qartë.

Të dielën, më 1 dhjetor Elton John mori pjesë në premierën e “The Devil Ëears Prada: The Musical”, për të cilën ai shkroi muzikën, por nuk mundi ta shikonte shfaqjen për shkak të gjendjes së tij. “Kam humbur shikimin. Nuk arrita ta shikoja shfaqjen, por më pëlqeu”, - tha ai.

Pavarësisht sfidave, Elton John mbetet aktiv. Ai vazhdon të regjistrojë dhe të punojë në studio, duke mos lejuar që problemet e shikimit ta ndalojnë. Në një intervistë për “Good Morning America”, ai tha: “Nuk mund të shoh asgjë. Syri i majtë nuk është më i mirë, por po ndjek trajtimin dhe ka shpresë.”